Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kosovën në samitin mes Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor. Gjatë një takimi në Prishtinë, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Sznunyog, i dorëzoi Osmanit kopjen fizike të ftesës nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha zyra e presidentes së Kosovës.