Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mbërriti e para në Samitin BE-Ballakani Perëndimor, që po mbahet këtë të martë në Tiranë. Liderja e Kosovës u prit nga kryeministri Edi Rama në Sheshin Italia, ku më pas dha një prononcim të shkurtër për mediat. Osmani u shpreh se ndodhet në Tiranë si udhëheqësja e një nga vendet më pro europiane, ndërsa shtoi se Bashkimi Europian duket të veprojë tani për liberalizimin e vizave për BE.