Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua në Berlin me presidentin Frenk Ëalter Steinmeier dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Dy zyrtarët e lartë gjermanë shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm për të siguruar stabilitet rajonal. Në takimin me kancelarin Scholz u diskutua rrëmbimi i tre policëve të Kosovës dhe situata në veri të Kosovës.