Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte këtë të martë në Vushtri, për të përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Studimes, teksa u ndal të flasë edhe për takimin mes kryeministrit Albin Kurtid he presidentit Serb Aleksander Vuçiç në Bruksel. Asociacioni i komunave me shumicë serbe pritet të jetë një çështje e rëndësishme në negociatat për normalizmin e marrëdhënieve mes dy vendeve, teksa Osmani deklaroi se pret që Kosova të paraqitet të tryezë me një draft të sajin.