Ftesës së Vjosa Osmanit për një takim me krerët e partive politike mbi datën e zgjedhjeve të reja nuk i është përgjigjur Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe, të cilët kanë vendosur të bojkotojnë këtë mbledhje. Në këtë takim morën pjesë udhëheqësit e partive politike opozitare, Bedri Hamza i PDK, Lumir Abdixhiku i LDK, si edhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kryeu i PDK, Bedri Hamza deklaroi se nuk ka pasur vullnet të plotë politik nga partia fituese që vendi të ketë stabilitet institucional.