Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do ta nënshkruajë Ligjin për pagën minimale derisa Gjykata Kushtetuese të marrë vendim për të. Lajmin ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani. Ai ka thënë se Gjykata e ka njoftuar të premten presidenten se Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe dy deputetë tjerë e kanë kërkuar shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ligjit në fjalë.