Pas thirrjes së shoqërisë civile që të bashkojë partitë politike për të miratuar buxhetin e ri, presidentija e Kosovës, Vjosa Osmani pritet të thërrasë për bisedime liderët e partive politike për t’I bindur për të arritur në një kompromis politik. Sipas këshilltarit të saj, Bekim Kupina, Osmani do të theksojë rëndësinë e miratimit të buxhetit të Kosovës si dhe miratimin e Planit të Rritjes së BE-së, si dhe të sigurohet rruga përpara për avancimin e vendit. Ai shtoi se Osmani “do t'i inkurajojë” partitë politike të bashkëpunojnë për ta shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në funksionimin e institucioneve të Kosovës.