“Siç e dini, Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajonin tonë. Duhet ta ruajmë dhe ta zhvillojmë edhe më tej. Në këtë ditë vendimtare, i ftoj të gjithë qytetarët që të japin kontributin e tyre duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm, nga i cili do të formohet parlamenti i ardhshëm dhe institucionet e tjera”, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pasi hodhi votën e saj.