Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar e tronditur për vdekjen e dy një nënë e djalit të saj në Pejë, si pasojë e vërshimeve që goditën qytetin të shtunën. Teksa ka shprehur ngusëllime, Osmani është shprehur se “në këto momente të rënda, është me rëndësi që komuna e Pejës të përballojë situatën e tragjike”. Humbja e dy qytetarëve tanë si pasojë e vërshimeve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën. I shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve dhe gjithë qytetarëve të komunës së Pejës për këtë humbje të madhe e kaq tragjike, shkruan Osmani në një postim në rrjetet sociale.