Presidentja e kosovës Vjosa Osmani, mori pjesë në një panel të përbashkët me ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, të organizuar nga Clinton Global Initiative. Gjatë fjalës së saj në këtë panel, Osmani dhe ish-Presidenti Clinton, mësohet se kanë ndarë rrëfimin e Kosovës nga çlirimi deri në ditët e sotme. Lajmi është bërë publik nga vetë kryetarja e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani në një postim në rrjetet sociale.