Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbajti një diskutim me shefin e Diplomacisë në Bashkimin Europian, Josep Borrell, gjatë Takimit të Komunitetit Politik Europian në Granada të Spanjës. Temë e bisedës ishte padyshim situate e tensionuar në veri të Kosovës, pas sulmeve terroriste serbe më 24 shtator, teksa Osmani reagoi në Tëitter, duke zbuluar edhe kërkesën e saj për shefin e diplomacisë në Bashkimin Europian.