Top News – Osmani bisedon me Harris/ Falenderon kosovën që hapi dyert për afganët
04/09/2021 12:03

Zv.presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris pati një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ku ajo shprehu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për ndihmën nga ana e Kosovës në përpjekjet e evakuimit nga Afganistani, tha Shtëpia e Bardhë. Harris, thuhet në njoftimin, afirmoi marrëdhënien e fortë mes dy vendeve dhe shprehu vlerësimin për pritjen e përkohshme nga Kosova të afganëve të rrezikuar në Kampin Bondsteel. "Nënpresidentja Harris nënvizoi gjithashtu mbështetjen e SHBA-së për përpjekjet e qeverisë së Kosovës për të forcuar sundimin e ligjit dhe shpresat për përparim në procesin e dialogut Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja", tha Shtëpia e Bardhë. Nënpresidentja informoi gjithashtu Presidenten Osmani se 503,100 doza shtesë të vaksinës Pfizer, dhuratë e Shteteve të Bashkuara do të mbërrijnë në Kosovë këtë fundjavë, duke iu shtuar 35,100 dozave që janë dhënë tashmë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më herët se e kishte falenderuar Harris për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, në veçanti për dhurimin e vaksinave kundër COVID-19. Në një njoftim të zyrës së presidentes së Kosovës thuhej se Presidentja Osmani ka falenderuar Shtetet e Bashkuara dhe Presidentin Biden për donacionin e mbi gjysmë milionë dozave të reja të vaksinës kundër COVID-19. Më 16 gusht, qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën dhe pritet të strehojë deri në dy mijë shtetas afganë. Deri më tani në Kosovë janë strehuar 467 shtetas afganë, të cilët do të strehohen në vend përkohësisht, si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për t’i shpëtuar ata nga dhuna në Afganistan. Shtetasit afganë janë vendosur në ish-kampin e "Bechtel Enkas", në afërsi të Ferizajt, rreth 35 kilometra larg Prishtinës. Shumica e afganëve që kanë ardhur deri më tani janë gra, fëmijë e pleq, familjarë të kontraktorëve që kanë punuar për misionin e NATO-s.

Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01
Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51