Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dalë me një deklaratë këtë të shtuinë, ku u ka bërë thirrje serbëve në katër komunat veriore që të marrin pjesë në zgjedhje të dielën. Duke mirëkuptuar serbët që janë kërcënuar e frikësuar javëve të fundit për të mos dalë në zgjedhje, Osmani ka theksuar se autoritetet e Kosovës po bëjnë gjithçka që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme dhe ka garantuar sigurinë e votuesve.