Pas valës së pandërprerë të protestave në Beograd dhe qytetet të tjera, zyra e OSBE-ODIHR, është shprehur se Serbia ka për detyrë të mundësojë tubime paqësore pa përdorim të paarsyeshëm ose të tepruar të forcës policore. Përmes një reagimi në X, ODIHR, tha se Serbia është e detyruar të parandalojë dhunën, në përputhje me detyrimet e saj për të drejtat e njeriut. “Promovimi i dialogut dhe përgjegjësisë është mënyra më e mirë për t’i ulur tensionet e tanishme", thuhet në reagim në X.