Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndeti diskutimet që palët politike po zhvillojnë për finalizimin e reformës zgjedhore. Përmes një komunikate në Tëittter, prezenca e OSBE-së shpreh gatishmërinë për të ndihmuar në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR. “Jemi të lumtur të shohim që reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë. Mezi presim të angazhohemi menjëherë me të gjithë aktorët për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme.” – thuhet në deklaratën e prezencës së OSBE-së në Shqipëri.