Ish-deputeti i Partisë Demokratike, i dënuar për kallëzim të rremë me 1 vit heqje lirie, Ervin Salianji, ka reaguar sërish nga burgu i Fierit për çështjen e tij. Sipas ish-deputetit demokrat nuk ka asnjë provë, dhe se gjykata e ka dënuar atë politikisht, për shkak se denoncoi publikisht vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, se ishte i dënuar për trafik droge nga autoritetet italiane. Duke iu referuar një deklarimi të Albert Veliut, i njohur si Babale, Salianji shkruan se vendimi ndaj tij ishte i orkestruar nga Rama e Xhafaj.