Prokuroria e Posaçme kërkon burgim të përjetshëm për Aurel alias AltinHoxhallarin, I dyshuar si kreu I një grupi kriminal në kryeqytet. SPAK e akuzon Hoxhallarin për 6 vepra penale të kryera në kuadër të grupit kriminal, konkretisht, “Vrasja me paramendim për interes”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e kryer në sasi të mëdha dhe në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, për “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, për “Kultivimi i narkotikëve”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.