Hetimet e përbashkta mes prokurorisë së posaccme antikorrupsion dhe prokurorisë së Firences, të cilat kanë nisur disa vite më parë, kanë cuar në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtarinë e paligjshmne të trafikimit të lëndëve narkotike në tregjet italiane. Kreshnik Farruku, i njohur ndryshe si Kreshnik Budlla u arrestua në zonën e Manzës në Durrës me urdhër të SPAK, pasi u identifikua nga kjo prokurori si organizator si dhe për kryerjen e disa roleve të tjera në shpërndarjen e drogës në tregun italian.