SPAK ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për Jemin Sherën, i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias. Procesi gjyqësor ndaj Sherës po zhvillohet në mungesë pasi nuk është bërë ende arrestimi i tij. Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se Shera ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe ka krijuar grupin kriminal për ta realizuar vrasjen.