Bashkimi Europian ka mirëpritur vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave përgjegjës, në mesin e tyre edhe Milan Radoiçiç, për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2024 në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, në një konferencë për media në Bruksel tha se janë duke pritur tashmë vendimin e gjykatës dhe se fajtorët duhet të mbahen përgjegjës.