Top News – Organizata e pasaportave greke/ E drejtonte një shef policie, zbulohen 5 mln euro
01/12/2021 19:25

Shërbimi i brendshëm i policisë greke ka shkatërruar një organizatë të falsifikimit të pasaportave greke. Lajmi u bë i ditur prej nga ministri grek i mbrojtjes së qytetarit, Taqis Theodhorikakos, i cili njoftoi se janë arrestuar 20 persona, 10 prej të cilëve punonjës së policisë helene, si dhe nënpunës së gjendjes civile në bashkinë e athinës. Mësohet se organizata drejtohej nga shefi i sigurisë së Atikës Lindore, ndërsa këtij të fundit i janë gjetur në një kasafortë që mbante në zyrë, shuma prej 320 mijë euro kesh të përfituara prej veprimtarisë së falsifikimit të dokumentrve. Policia thotë se organizata përdorte të dhëna të sakta të qytetarëve të ndryshëm grekë dhe pajiste me kartë identiteti, pasaportë dhe patentë greke, por me fotografinë e shtetasit që ishte interesuar për të pasur një dokument të tillë. Në vazhdim dokumenti me të dhëna të sakta, por me fotografi tjetër, kalohej në database të policisë dhe automatikisht ligjëronte poseduesin e këtij dokumenti me dokumente autentike greke. Sipas burimeve policore, tarifa që organizata u merrte personave, të cilët donin të pajiseshin me kartë identiteti ose pasaportë greke ishte 30.000 euro.