Partia Demokratike do të vendosë në ditën e fundit të afatit për dorëzimin e listave shumemërore të kandidatëve për deputetë. Për këtë të mërkurën kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e Kryesisë, ku do të propozojë për miratim listën e hartuar prej tij, e më pas në orën 19:00 do të kërkojë ratifikimin e këtij vendimi në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.