Mijëra hektarë tokë janë përmbytur në Shkodër. Shifrat e vetëm 24 orëve të fundit me reshje tregojnë një situatë të rënduar. Hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon kuotën 7.50 metra dhe ai i lumit Drin në 7.40 metra, gjatë paradites, por me ndryshim të shpejtë për shkak të reshjeve dhe prurjeve të shumta të lumenjve.