Një ditë e gjatë pritet të jetë e enjtja e sotme parlamentare, e cila nis me një interpelancë urgjente të kërkuar nga një grup deputetësh me kryeministrin Edi Rama, si pasojë e përmbytjeve të ditëve të fundit. Kjo interpelancë pritet të zhvillohet me debate të shumta, teksa opozita fajëson kryeministrin për përmbytjet dhe për vjedhje në emër të krizës energjetike.