Top News – Orë Rolex dhe shufër ari për Trumpin / Plas debati në Zvicër, ligjvënësit kërkojnë hetim
27/11/2025 15:06

Dy ligjvënës zviceranë u kanë kërkuar prokurorëve të shqyrtojnë nëse dhuratat që thuhet se i janë dhënë Presidentit amerikan Donald Trump, përfshirë një orë Rolex dhe një shufër ari, nga udhëheqësit e biznesit zviceran mund të kenë shkelur ligjet e Zvicrës për ryshfetin. Zvicra këtë muaj arriti një marrëveshje kornizë me SHBA-në për të ulur një tarifë prej 39% për mallrat zvicerane në 15%. Marrëveshja erdhi 10 ditë pasi një delegacion udhëheqësish të biznesit zviceran vizitoi Trumpin në Zyrën Ovale, duke dhënë edhe dhurata, sipas gazetës zvicerane Blick, faqes së lajmeve amerikane Axios dhe raporteve të tjera të medias. Dy ligjvënës nga grupi parlamentar i të gjelbërve, thanë në një letër drejtuar prokurorit publik se ligjshmëria e dhuratave duhet të vlerësohet nga sistemi gjyqësor. "Qëllimi nuk i justifikon të gjitha mjetet, veçanërisht kur është në rrezik respektimi i dispozitave të rëndësishme të rendit tonë ligjor", shkruan ata, duke i kërkuar prokurorit të përcaktojë nëse dhuratat shkelnin Kodin Penal Zviceran. Drejtuesit e MSC, Rolex, Partners Group, Mercuria, Richemont dhe MKS morën pjesë në takimin me Trumpin. Sipas ligjit zviceran, çdo person mund të raportojë një vepër penale te një autoritet i drejtësisë penale, i cili më pas vendos nëse do të fillohen procedurat penale apo jo. Ligji në zvicër saktëson se ofrimi i një "avantazh të padrejtë" një zyrtari publik të huaj për të ndikuar në një vendim mund të çojë në deri në pesë vjet burg ose gjobë.

Top News- 12 anije luftarake drejt Iranit, mes tyre më e madhja në botë, SHBA përgatit dhe F35-at
17/02 00:00
Top Channel/ Australia tërheq 34 shtetas nga Siria, ishin në një kamp me shqiptarët
16/02 23:19
Top Channel/ “Gjuetia” për gaz dhe naftë, Greqia dyfishon kërkimet në det
16/02 23:11
Top Channel/ Vrasja e aktivistit të djathtë trondit Francën, e vranë të majtët
16/02 23:10
Top News- Rrjeti i ri i sabotazhit: Kremlini angazhon ish-strukturat e Ëagner me mision në Europë
16/02 23:08
Top News- Terroristi kërkon të vrasë këngëtaren Taylor Swift, eksplozivë me porosi nga ISIS
16/02 23:06
Top Channel/ Shuhet këshilltari i “Kumbarit”, Lamtumirë ikonës Robert Duvall
16/02 22:39
Top News- Drama e familjeve në kampet e ISIS, duan të kthehen por nuk po riatdhesohen
16/02 22:19
Top Channel/ Anglia, gjobë nga emigrantët! Do u paguajë nga 6 mijë paund se u mori celularin
16/02 19:20
Top News – Irani ‘i tregon dhëmbët’ SHBA-së / Stërvitje ushtarake në ngushticën e Hormuzit
16/02 16:14
Top News – Rekord përmbytjesh, Franca në alarm / Stuhitë ndëshkojnë Spanjën me erëra vdekjeprurëse
16/02 16:13
Top Channel/ “Të tjerë gra e fëmijë në Siri”! Gjyshi i Alvin Berishës kërkon ndihmë për nipin
16/02 15:26
Top News – Ombrellë të përbashkët bërthamore / Gjermania e Franca në bisedime: Nuk zëvendësohet SHBA
16/02 15:08
Top News – SHBA e Hungaria, pakt bërthamor / Rubio takon Orban, mbështetje para zgjedhjeve
16/02 14:54
Top Channel/ Lista Epstein, akuza për përbaltje: “Përmban dhe emra të pafajshmish”!
16/02 14:50
Top Channel/ Dëbimet në Europë, si ICE në SHBA: Paralajmërimi nga mbi 70 organizata!
16/02 14:48
Top News – Nuk e vramë Navalnin me helm bretkose / Rusia hedh poshtë akuzat e Evropës: Gënjeshtra
16/02 14:46
Top News – Polonia do ndërtojë armë bërthamore: Qëndrimi ‘imperialist’ i Rusisë po na detyron
16/02 14:34
Top News – SHBA-Evropë, janë kaluar vijat e kuqe/ Trump tronditi lidhjet, nuk heq dorë nga Grenlanda
16/02 12:43
Top Channel/ Putin një javë i zhdukur, Zelensky: “Nuk i ka mbetur shumë kohë”!
16/02 12:09
DIGITALB DIGITALB