Top News – Orban shkon te Trumpi / Flet për marrëveshje ekonomike me SHBA-në
16/10/2025 11:38

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se pret që të takohet së shpejti me presidentin amerikan, Donald Trump, për të diskutuar për një marrëveshje ekonomike mes dy shteteve. “Ka një datë dhe është diskutuar rreth 80 për qind e agjendës. Kur të pajtohemi plotësisht me amerikanët për 20 për qindëshin e mbetur, do të vendosim se kur të njoftojmë takimin”, tha Orban, një aleat i hershëm i Trump. Orban tha se Budapesti do të dëshironte që në agjendë të ishte një marrëveshje për taksat, në mënyrë që të parandalohet tatimi i dyfishtë. Po ashtu, ai tha se do të dëshironte të bisedonte me udhëheqësin amerikan për investime. SHBA e ka ndërprerë marrëveshjen për taksat me Hungarinë më 2022 dhe vendimi ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2023. Orban ka parashikuar një “epokë të artë” të raporteve SHBA-Hungari në mandatin e Trumpit, pavarësisht tarifave të vendosura ndaj Bashkimit Evropian që dëmtuan ekonominë e Hungarisë. Megjithëse Orban nuk ka zhvilluar një takim dypalësh me Trumpin që kur ai nisi mandatin në janar, ai disa herë ka shfaqur interesim për një marrëveshje ekonomike. Udhëheqësi hungarez, i cili do të përballet me zgjedhjet në 2026, ka kultivuar një marrëdhënie të fortë personale me Trumpin përgjatë viteve. Qëndrimi i tij i ashpër kundër emigracionit i ka siguruar mbështetje në qarqet e lidhura me Trumpin në SHBA. Megjithatë, marrëdhëniet mes dy vendeve janë përballur me tensione, veçanërisht për shkak të politikave pro Kinës të Orbanit dhe varësisë së vazhdueshme nga importet e naftës dhe gazit natyror nga Rusia.

Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15