Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të udhëtojë në Moskë më 3 shtator për të marrë pjesë në varrimin e ish-liderit sovjetik, Mikhail Gorbachev, tha zyra e tij. Orban nuk pritet që të takojë presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë udhëtimit të tij në Moskë, raportuan mediat ruse duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov. "Me sa dimë, ai do të vijë në moskë vetëm për t'i thënë lamtumirën e fundit Gorbachevit. Nuk ka pasur kërkesë për takim", i tha Peskov agjencisë shtetërore të lajmeve, RIA Novosti.