Ashtu si në të gjithë botën, edhe Tirana iu bashkua lëvizjes mbarë globale për mbrojtjen e planetit të Tokës. Mbrëmjen e së shtunës për 60 minuta, në Sheshin Skënderbej u fikën dritat dhe në shenjë solidariteti u ndezën 60 qirinj nga të rinjtë që kishin mbushur sheshin, të cilët formuan flamurin me mbishkrimin "Peace for Ukraine". Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky është një moment shumë i rëndësishëm reflektimi për mbrojtjen e shtëpisë tonë të përbashkët, Tokës, por edhe për të dhënë mesazhin e paqes kudo në botë.