Top News/ ‘Ora e të vërtetës’ për Nikki Haleyn / ‘Super e marta’ në SHBA, votohet në 15 shtete
05/03/2024 11:53

15 shtete federale të SHBA votojnë të martën për të përcaktuar sfidantin e presidentit Joe Biden, në nëntor. Ish-presidenti, Donald Trump që synon të kthehet për republikanët në Shtëpinë e Bardhë ka fituar ndërkohë cdo garë paraprake të partisë së tij deri më tani, përvec asaj në Uashington DC. Kandidatët e tjerë republikanë u larguan një nga një nga vgara dhe vetëm Nikki Haley vazhdon të luftojë. Nëse Haley nuk fiton gjatë super të martës, edhe ajo do të dalë nga gara. Tek demokratët ndërkohë, Joe Biden vazhdon të fitojë zgjedhjet paraprake, sepse nuk ka kandidatë që e rrezikojnë. Gjasat duken për përsëritjen e duelit të vitit 2020, Trump-Biden, por sipas sondazheve kjo nuk është perspektivë e mirë për votuesit amerikanë. Sipas një sondazhi në shkurt, shumica e të anketuarve e shohin si shumë moshuar, si Biden ashtu edhe Trump. Sidomos Biden, që tani presidenti më i moshuar i SHBA ka rënë në sy për shkak të harresave e disa ngatërrimeve gjuhësore. Fitorja e të dielës në Uashington DC, për Nikki Haleyn, ishte shumë domethënëse...por ajo mund të konsiderohet vetëm një sukses simbolik. Shanset e ish ambasadores amerikane të SHBA në Kombet e bashkuara, për të marrë nominimin republikan, mbeten të pakëta. Sipas sondazheve, ish-presidenti Trump do të vazhdojë të fitojë pothuajse të gjitha zgjedhjet paraprake. Humbja e Trump në Uashington DC, nuk është e para. Në zgjedhjet e fundit paraprake republikane në distriktin e Kolumbisë në vitin 2016, Trump fitoi më pak se 14 për qind të votave dhe asnjë delegat, megjithëse më vonë fitoi nominimin kombëtar. Ëashington DC është 100 për qind urban dhe një përqindje relativisht e lartë e banorëve kanë diplomë universitare. Shumë politikanë kryesorë republikanë - përfshirë Trump - e portretizojnë qytetin si të kontaminuar nga krimi dhe të sunduar nga elitat. Baza e Trump është në thelb rurale dhe veçanërisht e fortë në zonat me nivele të ulëta arsimore.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58