Në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, u promovua libri “Ora e Kosovës: Pavarësia dhe Shtetndërtimi” me autor ish-presidentin Fatmir Sejdiu. E pranishme në promovim ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila u shpreh se ky libër është një rikapitullim i rrugës së shtetformimit që u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.