Banka e Shqipërisë raportoi se treguesi i ndjesisë ekonomike përgjatë muajit shtator ra me 1.3 për qind, nxitur nga rënia e besimit kryesisht në sektorin e ekonomisë dhe tregtisë, ndërsa treguesi i besimit te ndërtimi, që ka udhëhequr deri më tani optimizmin ekonomik, mbeti i pandryshuar. Treguesi i besimit të industrisë ra me 6.3 për qind, duke zbritur nën mesataren historike. Banka e Shqipërisë thotë se rënia u ndikua nga vlerësimi i bizneseve për prodhimin aktual, vlerësimin për kontratat porositëse në total dhe eksportet. Po ashtu, bizneset në këtë sektor janë pesimiste edhe sa u takon çmimeve.