Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se takimi i ardhshëm mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhjetor. Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, diplomati shprehet se dy javët e fundit kanë qenë productive. Teksa ka ndarë fotografi nga takimet, diplomati shkruan “U angazhova në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor. Pres me padurim periudhën e ardhshme”.