Largimi nga radhët e PD drejt posteve publike të ofruara nga administrata apo qeveria socialiste, ka nxitur një sërë reagimesh ndër demokratët. Një ndër reagimet është ai i ish-deputeti Edmond Spaho, i cili merr në mbrojtje ata që pjesa tjetër i konsideron si tradhtarë. Sipas Spahos ata nuk mund të konsiderohen tradhtarë, për aq kohë që prej më shumë se 12 vitesh vijojnë të jenë pa punë, e tashmë duhet të durojnë edhe 4 të tjera.