Udhëheqësit opozitarë ukrainas, mes tyre ish-presidenti Petro Poroshenko dhe ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko, kanë refuzuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në vend gjatë pushtimit rus të Ukrainës, pas raportimeve të mediave se zyrtarët amerikanë i kishin kontaktuar ata me këtë ide. Udhëheqësit opozitarë ukrainas, u shprehën të enjten se zgjedhjet duhet të mbahen vetëm pasi të arrihet paqja.