Deputetët e opozitës, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu kanë zhvilluar një vizitë në Bundestagun gjerman, aty ku janë takuar me disa zyrtarë. Në një takim me Patricia Lips, Zëvendëskryetare e Grupit Parlamentar të CDU në Bundestag, deputetët e opozitës theksuan se lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore që pengon avancimin real të vendit drejt Bashkimit Europian. ‘Shqipëria ndodhet në një moment kyç, ku është e domosdoshme të kalohet nga retorika te veprimi konkret. Vlerat europiane nuk mund të mbeten thjesht deklarata në letër’ – shkruan kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.