Policia e Shtetit ka ndërrmarrë një sërë masash për protestën e opozitës e cila pritet të zhvillohet këtë të shtunë nga ora 17.00 deri në orë 20.00 para kryeministrisë. Për të zbatuar këto masa, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, policia njofton se do të kufizohet lëvizja në disa akse rrugore.