Partia Demokratike zhvillon këtë të shtunë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit" protestën e dytë kombëtare, pas asaj të 7 korrikut. Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se kjo protestë do të jetë ndër më masivet të zhvilluara ndonjëherë, teksa aleati i tij politik, Ilir Meta ka njoftuar se edhe simpatizantët e Partisë së Lirisë do të jenë në shesh për të protestuar kundër qeverisë ‘Rama’.