Paralajmërimet e Partisë Demokratike të Kosovës dhe partisë për Ardhmërinë e Kosovës, për rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti, kanë ngritur pikëpyetje nëse Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Madje, pasi partitë në opozitë ashpërsuan retorikën duke përmendur edhe zgjedhjet e reja, Vetëvendosje i ka “sfiduar” me të njëjtën gjë, duke thënë se është gati të hapë rrugën për votime të parakohshme.