Deputetët e opozitës, të cilët janë pjesë e Komisionit të sigurisë kanë qenë të ftuar për të marrë pjesë në hapjen e bazës ajrore ushtarake të NATO-s në Kuçovë. Një nga deputetët e Partisë Demokratike, njëherësh dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Asllan Dogjani ka qenë i pranishëm në ceremoni. Teksa ka komentuar hapjen e bazës së NATO-s, e ka konsideruar të paprecedentë dhe arrogante sjelljen e mazhorancës ndaj deputetëve të opozitës.