‘Seanca për zgjedhjen e presidentit, duhet të vazhdojë kur të krijohen kushtet’, është shprehur kështu kryeparlamentarja Albulena Haxhiu për mediat në Kosovë. Ajo tha se po bën përpjekje që të arrihet konsensus mes partive për këtë çështje dhe se nuk është nevoja që Kosova të shkojë sërish në zgjedhje. Kryeparlamentarja tha se ftesat nga kryeministri Albin Kurti ndaj subjekteve politike do të vazhdojnë. Thaxhiu tha se Kurti ka kërkuar takime sërish me krerët e partive politike, ndërsa ka kërkuar edhe bashkëpunim prej tyre. Kryeparlamentarja theksoi se ndonëse VV i ka 66 vota, ky numër është i pamjaftueshëm për të zgjedhur Presidentin. “Nevojiten 80 vota në kuti të paktën në dy raundet e para. Në këtë pikë mendoj që është shumë i rëndësishëm kontributi i të gjitha palëve, por kontributi të jetë serioz sepse mendoj që pajtohemi që vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja sepse zgjedhjet sapo i kemi përfunduar, qytetarët kanë folur, kanë dhënë mesazhin e tyre, prandaj kemi shumë punë për të bërë”, është shprehur Haxhiu. Një ditë më parë, kreu I PDK Bedri Hamza, tha se nuk kanë pranuar ftesë për takim nga Kurti, pas publikimit të Aktgjykimit të Kushtetueses. Kushtetuesja ka dhënë 34 ditë afat për zgjedhjen e Presidentit. Edhe AAK ka deklaruar se nuk ka votë për kandidatët që tashmë janë të ditur për president.