Demokratët filluan negociatat me partitë e tjera opozitare për të përzgjedhur një kandidat të përbashkët për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranës. Grupi i negociatorëve, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti zhvilluan takime me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreun e Partisë Agrare-Ambjentaliste, Agron Duka.