Mazhoranca dhe opozita në Kuvend kanë rënë parimisht dakord për ndryshime ligjore që do të rrisnin rolin e këtij institucioni në procesin e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Procesi i nisur me Bashkimin Europian verën e vitit të kaluar me legjislacionin aktual është thuajse një ekskluzivitet i Qeverisë dhe ministrive përmes grupit negociator. Grupi negociator përbëhet nga 8 anëtarë, bashkë me kryenegociatoren Majlinda Dhuka.