Pas një muaji mungesë në punimet parlamentare, kryeministri Edi Rama mbërriti në Kuvend për miratimin në parim të projektbuxhetit të vitit 2024. Në pamundësi për të mbajtur fjalën e rastit në foltoren e Kuvendit, pas kaosit dhe tymueseve të hedhura në sallën e Parlamentit nga mbështetësit e Sali Berishës dhe Gazmend Bardhi, kryeministri Rama pati një reagim në rrjetet sociale.