Dënimi me burg I Ervin Salinajit riktheu opozitën në skenarët e dhunës në Kuvend, seanca e kësaj të hëne u shoqërua me tensione që në nisje të saj. Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati, Dashnor Sula por dhe ligjvënës të tjerë u përplasën që në nisje të Kuvendit me gardën. Ata u konfrontuan me punonjësit e sigurisë ndërsa hodhën dhe sende të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.