Sesioni i ri parlamentar nisi me melodinë e vjetër. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla e mbylli seancën, pas kaosit të shkaktuar në sallë nga deputetët e opozitës. Në seancën e parë, ishte parashikuar një fjalim i Presidentit Begaj. Me në krye Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën, deputetët e opozitës nuk e lejuan, duke deklaruar se nuk ishin njoftuar për këtë dhe duke e konsideruar fjalën e kreut të shtetit si provokim të ulët. Bardhi e konsideroi Presidentin si vegël të Edi Ramës.