‘LVV-ja si fituese e zgjedhjeve ka përgjegjësinë të gjejë zgjidhje për situatën politike’, është shprehur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Kosovare Murseli pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, ku akuzonte obozitën për bllokimin e institucioneve dhe dëmin që po i shkaktohet vendit. Deputetja Murseli u shpreh se “Lëvizja Vetëvendosje, si koalicioni fitues i zgjedhjeve, ka përgjegjësinë t’u japë zgjidhje pyetjeve dhe pikëpyetjeve që dalin në skenën politike’. Ajo tha se kompromisi është zgjidhja e domosdoshme, dhe se lidershipi i LVV-së duhet të lëvizë drejt tij.