Vendimi i Greqisë për të bllokuar hapjen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është mirëpritur nga të gjithë në Athinë. Partia më e madhe opozitare greke, Siriza e konsideron veton një vendim që dëmton interesat e Greqisë dhe për më tepër u shërben vetëm interesave të ngushta të kryeministrit grek, Kiriakos Mitsotakis.