Deputeti Agron Shehaj sfidoi vendimin e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, që e përjashtoi nga seanca pas debateve mbi interpelancën me zv.Kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Shehaj u fut në rrjetet sociale për të transmetuar fjalën e tij dhe denoncuar mazhorancën. Nga mazhoranca iu përgjigj po përmes rrjeteve sociale, Taulant Balla, që e cilësoi ‘opozita e TikTokut’.