Opozita ka depozituar në total 45 amendamente për buxhetin e vitit 2025, i cili pritet të miratohet në tërësi në seancën e 3 dhjetorit. Gjashtë amendamente janë depozituar nga deputetët e ‘Djathtas 1912’ Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj, Flutura Açka dhe Selaudin Jakupllari. Pesë ligjvënësit kërkojnë rritje fondesh për ish të përndjekurit politikë, për kompensimet për ish pronarët, për zhvillimin e sportit dhe rinisë, rritje me 30 për qind të buxhetit për bujqësinë, rritje të indeksimit dhe bonusit të pensionistëve si dhe shtim fondesh për arsimin e mesëm profesional.