Policia e Elbasanit ka vënë në pranga edhe dy shtetas të tjerë, të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë ‘Rrjeti’, duke bërë që numri i të arrestuarve të shkojë në 54. Si rezultat, u ndaluan shtetasit Migel Balla, 35 vjeç dhe Migen Kuçaj, 34 vjeç, të dy banues në Elbasan. Për këta shtetas, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.